Site icon Telegrafi

Fanella e Interit për sezonin 2020/2021

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Interi e ka treguar se si do të duket fanella ‘postmoderne’, me të cilën skuadra do të luajë në shtëpi gjatë sezonit të ardhshëm.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Nerazzurrëve thuhet se fanella e re përfshin kulturën milaneze, vlerat dhe stilin, gjatë interpretimit radikal të ngjyrave të klubit.

“Të frymëzuar nga puna pioniere e dizajnerëve milanezë në vitet e tetëdhjeta, fanella e re e Interit për ndeshjet në shtëpi nderon qytetin përmes një estetike të mrekullueshme që simbolizon identitetin që ndan klubi me njerëzit që i përfaqëson”, thuhet në njoftim.

Fanella inkorporon shiritat tradicionalë zi e kaltër të Interit, ndërsa ndryshimi më i madh është se ato shfaqen në formë zigzage që është frymëzuar nga ‘Il Biscione’ – gjarpri që shërben si simbol i klubit.

Pjesa e qafës është me jakë me kollare, ndërsa kombinohet me shorce të zeza dhe çorapë të kaltër. /Telegrafi/

Exit mobile version