Telegrafi

Fancezi Simonet shkakton polemika në tenis shkaku i shpikjes së një shërbimi të ri nën këmbë

Tenisti francez, Benjamin Simonet ka shpikur një shërbim të ri në tenis duke shërbyer nën këmbët.

Ky shërbim nga Simonet ka bërë që edhe shoqata e tenistëve profesionistë (ATP) të gjeneroj një debat në mesin e tifozëve.

Shërbimi i tenistit francez ka bërë që ATP të mendoj nëse është një goditje e ligjshme apo e paligjshme?.

“Menduam se kishim parë gjithçka… Çfarë mund ta quajmë këtë?”, shkruan në llogaritë zyrtare të ATP Tour në Twitter dhe Instagram, duke ndarë videon e shërbimit.

Pyetja e parë është nëse ai prek topin dy herë me reketë në shërbim, e dyta ka të bëjë me atë nëse është e ligjshme të futesh topin nën këmbë dhe e treta… /Telegrafi/