Janë objekte të rëndësishme, që u kanë shpëtuar jetën një numri të pakufishëm të njerëzve, duke i udhëzuar anijet në disa prej bregdeteve më famëkeqe.
Tani një libër i ri, shfaqë disa prej fanarëve më të mahnitshëm, që ndodhen në disa prej bregdeteve të ndryshme të botës, transmeton Telegrafi.
David Ros është autori i përmbledhjes, që tregon 150 prej këtyre fanarëve, qoftë funksional, apo tjerë që janë jashtë funksionit, sepse ndodhen në zona të braktisura.
Ekipi i përkushtuar, ka arritur t’i zë në kuadër këto kulla, teksa janë në gjendjen më të mirë me temperaturën që i përshtaten. Disa gjatë lindjes së diellit, ndërsa një tjetër teksa është rrethuar gjithandej me akuj.
Në “Lighthouses: Beacons of the Sea” shihen fanarët prej atij në formë të pjesë së përparme të anijes në Kore të Jugut, deri te një tjetër në Arabinë Saudite, i lartë 131 metra – më i larti në botë, deri më tani.
Më poshtë, mund të shikoni 15 prej këtyre fanarëve, që janë në mesin e 150 tjerave që kanë pamje dhe legjenda mbresëlënëse. /Telegrafi/