Telegrafi

Fan Noli kthehet në qytetin e lindjes

Në këtë konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë artistë dhe arkitektë shqiptarë kudo që jetojnë dhe punojnë. Sipas kritereve të konkursit, punimi nuk duhet të jetë pjesëmarrës apo të jetë ekspozuar në veprimtari të tjera të mëparshme të këtij lloji. Ai duhet të jetë i punuar enkas për këtë konkurs. Punimi duhet të jetë shprehje artistike realiste dhe figurative me destinacion përjetësimin e tipareve dhe personalitetin psikologjik të Fan Nolit.

Punimi do të paraqitet në formën artistike të Bocetit, i cili duhet të shoqërohet me maketin përkatës dhe foto të strukturës arkitektonike të mjedisit. Boceti duhet të jetë i realizuar në lartësinë 70 cm dhe portreti i Nolit të jetë në madhësi natyrale, ku të dallohen qartë tiparet dhe psikologjia e tij. Afati i dorëzimit të punimeve do të jetë 10 marsi i këtij viti. /Panorama/