Site icon Telegrafi

I famshmi Ledio sqaron se a ishte batuta “kemi fjetur bashkë ne?”, arsyeja që e largoi Sofin

Javën e shkuar asistentja e moderatorit Arian Çani nuk është shfaqur si çdo të premte në ekran, fakt që ka zgjuar jo pak kureshtjen e audiencës së këtij emisioni.

Menjëherë vërshuan edhe thashethemet mbi motivet që kanë detyruar bionden, Romina Alku, e njohur si “Sofi”, të largohet.

I pyetur në lidhje me këtë, Ledio Topalli, regjisori i Zonë e Lirë, rrëfen për Vip Page se Sofi është larguar përfundimisht nga ky emision.

I pyetur mbi arsyen që e kanë çuar bukuroshen drejt këtij vendimi dhe nëse është e vërtetë që është larguar vetëm prej batutës së Çanit, Ledio përgjigjët: “Çani nuk është prononcuar për ketë çështje, kështu që as mua nuk më takon të prononcohem, megjithatë për sa kohë ai nuk ka folur do të thotë se, nuk i ka dhënë rëndësi kësaj gjëje, teksa vijon se ka ikur ajo Sofi, është një Sofi tjetër. Sofi nuk ishte me tapi aty”.

Ndërkohë, spekulohet se Romina me t’u larguar nga emisioni ka ndërruar numrin e telefonit dhe është larguar në Gjermani.

Exit mobile version