Bregdeti mesdhetar dhe Adriatik janë shndërruar në destinacionet më të preferuara të personave të famshëm në botë.
Ndërsa së fundmi në hartën e ndalimit është piketuar edhe Shqipëria, ku jo më larg se tri ditë më parë, në portin e Durrësit ka stopuar edhe një nga personazhet më të pasur dhe të popullarizuar të rrjeteve sociale, Dan Bilzerian.
Jahti i tij është parë në portin e Durrësit, ku sipas dëshmitarëve dëgjohej muzikë e lartë që vinte nga aty – transmeton Top Channel. Ndërsa besohet se në bregdetin shqiptar ka arritur nga Kroacia.
Bilzerian (i njohur si Mbreti i Instagramit) ndiqet pothuajse nga më shumë se 32 milionë njerëz në këtë rrjet social, është shumë aktiv dhe poston fotografi e video nga jeta e shfrenuar dhe luksoze.
Ai ka treguar se pasurinë gjatë jetës së tij e krijuar përmes pokerit, ku arriti të bëhej personi më i suksesshëm në botë.