Site icon Telegrafi

Familjet Jashari dhe Haradinaj munguan në betimin e Thaçit

Edhe pse ishin rezervuar vendet për pjesëmarrjen e familjeve Jashari dhe Haradinaj, pjesëtarë të këtyre familjeve nuk morën pjesë në ceremoninë e betimit të Hashim Thaçit si president i Kosovës.

Përveç tyre është vërejtur edhe mungesa e bashkëpunëtorit shumëvjeçar të Thaçit dhe ish-kryeministrit të vendit Bajram Rexhepi, raporton KTV.

Hashim Thaçi për një kohë të gjatë nuk ka komunikuar me pjesëtarët e familjes Jashari e përfaqësues të kësaj familje kanë thirrur disa herë për dialog politik ndërmjet pozitës dhe opozitës.

Exit mobile version