Telegrafi

Familjet me rrezik social në Veles, dy vite nuk do të paguajnë fatura të ujit

Këshilli i Komunës së Velesit në seancën e djeshme mori vendimin për lirimin nga pagesa e faturave për ujë, familjet e rrezikuara për dy vitet e ardhshme, duke filluar prej 1 prillit deri më 1 prill 2019, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i komunës, Sllavço Çadiev, për këtë iniciativë tha se ka ardhur si pasojë e kërkesave të shpeshta nga personat me rrezik social, të cilët kanë kërkuar të lirohen nga faturat komunale dhe të ujit.

Ai informoi se personat nga familjet e rrezikuara sociale duhet të dorëzojnë kërkesl në ndërmarrjen komunale “Derven”. Ndërsa statusi i familjeve të rrezikuara sociale është vërtetuar me vendimin e Qendrës për Punë Sociale në Veles./Telegrafi/