Telegrafi

Familjet me rrezik social në rajonin e Strumicës sa vijnë e shtohen

Numri i familjeve me rrezik social që mbijetojnë pa të ardhura vazhdon të rritet në Maqedoni. Ky fakt është më i pranishëm në lindje të vendit, posaçërisht në rajonin e Strumicës.

Sipas Kryqit të Kuq në Strumicë, në këtë rajon ka rreth 1.500 familje të kësaj kategorie të ndjeshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ekipet e A1on dhe Makfaks kanë kërkuar disa sqarime nga drejtori i Shërbimit social ndërkomunal të Strumicës, Zoran Manev, rreth kësaj gjendje, por ai nuk ka dhënë sqarime, me arsyetimin se ka agjendë të ngjeshur.

Për këto familje sociale, shpresa e vetme ka mbetur Kryqi i kuq, por edhe qeverisjet lokale që nuk kanë edhe aq mundësi për t’u dalë në ndihmë./Telegrafi/