Telegrafi

Familjet më të pasura të Amerikës

Familjet më të pasura kanë krijuar perandori në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, ato janë mjaft të njohura edhe prej emrit si në SHBA ashtu dhe në botë. Këto familje janë oligarkia demokratike e Amerikës pasi ato zotërojnë dhe vendosin për shumë shumë gjëra në ekonomi.

Familjet më të pasura emërtohen ndryshe dhe si një qeveri de facto, apo si qeveria e parave dhe dollarëve në demokraci. Në vendin e parë qëndron familja Rokfeller një emër mjaft i dëgjuar, familja e dytë është familja Morgan dhe në të tretin familja Ford e dëgjuar për markën e makinës së famshme me të njëjtin emër Ford.

Por historia më interesante ndërmjet këtyre familjeve të pasura është ajo e familjes Dypon. Kjo familje e cila emigroi nga Franca në SHBA në vitin 1800 zotëron një pasuri prej 150 miliard dollarë.

Por veçantia qendron dhe në faktin se ajo është një familje e cila përbëhet prej 1600 anëtarë ose siç mund ta quash ndryshe një miniperandori brenda një shteti të madh si Amerika. Kjo familje pozicionohet në vendin e nëntë në listën e familjeve më të pasura.

1 Rockefeller Family Standard Oil
2 Morgan Family J. P. Morgan & Co.
3 Ford Family Ford Motors
4 Harkness Family Standard Oil
5 Mellon Family Aluminum Company
6 Vanderbilt Family NY Central R&R
7 Whitney Family Standard Oil
8 Standard Oil Families Standard Oil
9 Du Pont Family DuPont
10 McCormick Family International Harvester, Chicago Times