Telegrafi

Familjet e viktimave të sulmeve terroriste në Paris padisin qeverinë

Familjet e viktimave në sulmet terroriste të Parisit më 13 nëntor të 2015-ës, kanë deklaruar se do të padisin qeverinë me akuzën e “neglizhencës.

Pas publikimit të plotë të raportit nga ana e komisionit hetimor parlamentar, avokatja e 17 personave të cilët humbën jetën në këto sulme, Samia Maktouf, ka pohuar se do të çojë në gjykatë çështjen. Ajo akuzon qeverinë se ka qenë e pasuksesshme në parandalimin e sulmeve terroriste, raporton Anadolu Agency.

“Do të bëj të pamundurën që të dalë në pah fajësia e shtetit i cili nuk ka mundur të ndalojë pjesëmarrjen në një akt terrorist të një personi që ishte nën mbikëqyrje të drejtësisë”, ka thënë ajo.