Familjet më të pasura në botë planifikojnë të alokojnë më shumë para në fonde te kapitalit privat, ndërkohë që kjo klasë e aktiveve i ka shpërblyer ata me 15.5 për qind kthim nga investimet në vitin 2017, sipas një sondazhi të UBS.
Thuajse 311 fonde që menaxhojnë pasuritë e familjeve super të pasura janë anketuar nga banka zvicerane.
Rritjet e forta në vitin 2017 ndjekin një kthim mesatar prej 7 për qind në 2016-ën dhe erdhën kryesisht nga aksionet e listuara në tregjet e zhvilluara dhe ato në zhvillim, që gjeneruan një kthim prej 23 për qind dhe 38 për qind.
Kapitali privat, solli një kthim prej 18 për qind. Për vitin 2018, fondet presin që investimet në kapitalin e përbashkët direkt të sjellin kthimet më të mëdha, në 13 për qind, ndjekur nga fondet e kapitalit privat, në 11 për qind dhe investimet direkte në prona të paluajtshme, në 8.4 për qind.
Investimet në kapitali privat përfshijnë bllokimin e parasë në një sipërmarrje për shumë vite, ndryshe nga aksionet e listuara që mund të shiten shpejtë.
Portofoli mesatar, në rreth 808 milionë dollarë, u alokua në masën 28 për qind në aksionet e listuara, 16 për qind në titujt e borxhit dhe 46 për qind në alternativa të tjera si kapitali privat dhe pronat e paluajtshme.
Sipas sondazhit, 3.3 për qind ishte investuar në lëndë të para dhe 7 për qind qëndronte në para cash. Investimet në fondet mbrojtëse vazhduan në rënie, për shkak të performancës së dobët dhe tarifave të larta. /Telegrafi/