Telegrafi

Familjes Zeqiri nga Babushi i Muhaxherëve, i digjet ferma me 28 lopë (Video)

Në natën mes të premtes e së shtunës, familja Zeqiri nga fshati Babush i Muhaxherëve në Lipjan, humbi fermën me 28 krerë lopë. Ndërsa, tre krerë që i shpëtuan nuk janë në gjendje të mirë.

Pronari, Muhamet Zeqiri, tregon se kur panë flakët, ishte vonë për të bërë diçka.

Mëngjesin e së shtunës aty ishin ekipet e zjarrfikësve, të Policisë së Kosovës, forenzika dhe KEDS-it, për të hetuar shkaqet e zjarrit.

Dyshimet e para janë se zjarri u shkaktua nga energjia elektrike. /Klan Kosova/