Tani disa prej familjarëve, mund të vozisin me shumë stil
Michelle dhe Don Bauchen nga Ohio e Shteteve të Bashkuara, i kanë nga tre fëmijë nga martesat e mëparshme, ndërsa janë bërë tetë anëtarë kur u martuan, transmeton Telegrafi.
Ata janë bërë gjithsej 12 anëtarë disa vite më vonë dhe historinë e tyre e kanë treguar në një emision televiziv, ku frymëzuan shumë njerëz që të adoptojnë fëmijë.
Historia mbresëlënëse e tyre, ka prekur edhe zyrtarët e Hyundai që vendosën t’ju dhurojnë një Palisade te ri që ka tetë ulëse në tri radhë.
Megjithëse të gjithë nuk do të mund të hynë në të, është mundësi e mirë që një pjesë e tyre të kenë një makinë të përshtatshme. Së bashku me bashkëshortët, tani janë vetëm katër fëmijët e vegjël, meqë të rriturit jetojnë në banesat e tyre dhe jo në bashkësi.
Derisa ky Hundai Palisade, do iu mundësojë të bëjnë udhëtime të gjata, apo të kryejnë obligimet e përditshme shumë më mirë. /Telegrafi/