Telegrafi

Familjari i të pagjeturve për gërmimet tek Ura e Ibrit: Nuk po bëhen në vendin e duhur

Islam Tahiri, familjar i të pagjeturve në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk ka besim në gërmimet që po bëhen sot në urën e Ibrit pasi sipas tij gërmimet nuk po bëhen në vendin e duhur.

Ai tha se është falë disa herë në këtë xhami dhe imami i kësaj xhamie Mulla Milazimi i cili e di saktë vendin se ku duhet të gërmohet nuk është prezent.

“Mulla Milazimi do duhej të vinte këtu pasi e din saktë se ku duhet të gërmohet. Ai ka qenë imam që 30 vjet këtu”, tha ai.

Tahiri vlerëson se kjo do të duhej të ndodhte para 15 viteve e jo sot.

“Është shumë vonë pasi është mbushur dy tri herë me dhe këtu. Njerëzit sapo më thanë që me sabah serbët kanë hedh dhe në këtë vend dhe më pas e kanë rrafshu”, thotë familjari i të pagjeturve Islam Tahiri./ Telegrafi/