Telegrafi

Familjarët: Të arrestuarit po mbahen në pjesën e vjetër të Aeroportit

Foto: Ilustrim

Familjarët e gjashtë shtetasve turq të arrestuar dje, janë duke qëndruar te Aeroporti i Prishtinës.

Sipas familjarëve  gjashtë të arrestuarit janë duke u mbajtur në pjesën “vip” Aeroportit dhe sipas një informate që kanë marrë sot, tre nga të arrestuarit janë parë në Aeroportin e Prishtinës, ku u është dhënë ndihma mjekësore.

Familjarët kanë kërkuar që t’u jepen video-incizimet e të arrestuarve ku shihet deportimi i tyre, për t’u vërtetuar se ata tani më janë dërguar në Turqi.

Por pasi nuk u është dëshmuar asnjë fakt, ata shpresojnë se ende janë në Kosovë.

Ndërkaq, EULEX ka kryer një kontroll sonte në Aeroport, por familjarët thonë se është kontrolluar vetëm pjesa e re e Aeroportit të Prishtinës, kurse ata pretendojnë se familjarët e tyre po mbahen në pjesën e vjetër të Aeroportit.