Site icon Telegrafi

Familjarët që nuk do të takohen më ‘kurrë’: Nëna 99-vjeçare nga Koreja e Jugut, përshëndeti të bijat që mbetën në Korenë e Veriut (Foto)

Ky është momentin i dhimbshëm, kur nëna 99-vjeçare që po kthehet në Korenë e Jugut, pëshpëriti ‘lamtumirën’ ndaj të bijave që jetojnë në shtetin e izoluar, pas një takimi emocional.

Ha Shin i ka lëvizur buzët me vështirësi, për t’ju thënë ‘mos qani’ të bijave në të 70-at, të cilat e ndoqën autobusin derisa u ndaluan prej zyrtarëve të sigurisë, transmeton Telegrafi.

Largimi i 99-vjeçares me autobus

Imazhet pikëlluese që janë shkrepur në North Diamond Mountain, tregojnë takimin e rrallë mes këtyre familjarëve, që sipas të gjitha gjasave, nuk do të shihen më kurrë.

Shin dhe të bijat Kim Kyung-Sil 72-vjeçare dhe tjetra një vit më e re, Kim Kyoun-Young u takuan pas disa dekadash, që kur i ndalu Lufta Koreane që u zhvillua mes 1950-1953. Ajo ishte në mesin e shumë të moshuarave, që u thanë lamtumirën të afërmve të tyre, në këtë raundi takimesh.

Shin me të bijat 70-vjeçare

Afro 200 jug korean janë kthyer në shtëpi, pas vizitës së lejuar tri ditore, teksa 370 të tjerë do jenë pjesë e raundit të dytë që zhvillohet në fundjavë.

Raundi i parë i takimeve, është përcjellë me të qara dhe shumë përqafime, ndaj familjarëve të moshuar të cilët nuk besojnë se do shihen më në jetë.

Takim i shkurtër dhe emocional

Shumica e vizitorëve nga Koreja Jugore ishin refugjat të luftës, që bashkoheshin me motrat apo vëllezërit, apo fëmijët që i kishin lënë si foshnje, teksa të gjithë ishin në të 70-at.

Nuk kanë munguar as marramendjet dhe alivanosjet, si pasojë e emocioneve të fuqishme në momentet kur takuan të afërmit. /Telegrafi/

Exit mobile version