Telegrafi

Familjarët nuk mund t’ju besonin syve, kur një mushkë ra nga kulm (Video)

Pronarët e një shtëpie në Cajazeiras të Brazilit, ishin të befasur dhe nuk mund të besonin se në kulmin e shtëpisë së tyre ndodhej një mushkë, që më pas ra në kuzhinë.

Ende nuk dihet si përfundoi aty, por besohet se ka rënë nga kodra ku po kulloste, pasi humbi drejtimin shkaku i shirave të rrëmbyeshëm, transmeton Telegrafi.

Derisa përpëlitej mes trarëve dhe rrëzonte tulla, askush nuk mund ta ndihmonte, derisa ra vet.

Megjithëse ka peshë mbi 200 kilogramë, është ngritur sërish në këmbë, por ishte krejtësisht e hutuar dhe nuk dinte të dilte përjashta. /Telegrafi/

https://youtu.be/0qMIIEwThs4