Site icon Telegrafi

Familjarët mendonin se gjyshi humbte paratë, kamera e sigurisë zbuloi shkaktarin (Video)

Frank Mullins nga Cheshire e Anglisë, kishte kërkuar nga familjarët që t’i instalojnë një kamerë, sepse dyshonte se mirëmbajtësja e shtëpisë po e vidhte.

Parashikimet e 101-vjeçarit kanë dalë të sakta, pasi ajo është filmuar teksa afrohet te një dollap dhe me të marrë të hollat, largohet me nxitim, transmeton Telegrafi.

“Jam i moshuar, por unë e di sa shpenzoj dhe ku i lë paratë. Kjo tregon se kisha të drejtë që ankohesha më parë”, ka thënë Mullins lidhur me rastin.

Deri në atë moment, të gjithë kishin menduar se ai po i humbë të hollat, apo i shpenzon dhe harron se ku, derisa u vërtetua kush ishte fajtori. /Telegrafi/

https://youtu.be/e2FICEDSRDE

Exit mobile version