Tanya Mallaney po shëtiste me bijën dhe mbesën nëpër Woburn Safari Park të Anglisë, kur papritmas u shfaq një ari dhe nisi t’ju sulmoi veturën.
Meqenëse nuk mund të lëviznin, kafsha ‘e gjatë dy metra’ e shkëputi pasqyrën anësore dhe përplaste vazhdimisht xhamin me putër, transmeton Telegrafi.
“Rregullat e parkut thonë se duhet rënë tri herë borisë, po që se diçka nuk është në rregull. Ashtu edhe veprova, por askush nuk u shfaq” ka thënë Mallaney.
Të tmerruar para grabitqarit, ato të tria megjithatë qëndruan të qeta, para se shoferja të arrijë të largohet sërish.
Mirëmbajtësit e parkut thanë se nuk e kanë dëgjuar borinë, ndërsa thonë se këto sjellje të pazakonta të ariut, janë si pasojë e nxehtësisë së lartë. /Telegrafi/