Site icon Telegrafi

Familjarët kërkojnë vazhdimin e kërkimeve për aeroplanin e zhdukur të Malaysia Airlines

Familjet e atyre që kanë qenë në bordin e  fluturimit të kompanisë Malaysia Airlines, u kanë bërë thirrje autoriteteve që të vazhdojnë kërkimet e aeroplanit, i cili është zhdukur dy vjet më parë me 239 veta në bord.

Në një ngjarje përkujtimore në Kuala Lampur, familjarët kanë lëshuar tollumbace të bardha me emrat e pasagjerëve të zhdukur.

Fluturimi 370 është zhdukur më 8 mars të vitit 2014, në udhëtimin nga Kuala Lampuri për në Pekin.

Kërkimet në jug të Oqeanit Indian nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të aeroplanit.

Exit mobile version