Telegrafi

Familjarët e turqve të arrestuar: Të deportuarit janë në burgun e Stambollit

Familjarët e gjashtë shtetasve turq, që të enjten u arrestuan në Kosovë dhe deportuan në Turqi, kanë kontaktuar me ta dhe kanë mësuar se janë në burg në Stamboll, konkretisht në Qendrën e Ndalimit në Stamboll.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i të arrestuarit Osman Karakaya, Leutrim Syla.

“Familjet e konfirmuan se kanë kontaktuar me të afërmit e tyre, dhe tani të arrestuarit ndodhen ne Qendrën e Ndalimit në Stamboll”, tha Syla për KosovaPress.

Që nga dita e arrestimit familjarët kanë pasur dyshime se të arrestuarit nuk janë deportuar por janë mbajtur fshehur në Aeroportin e Prishtinës. /Telegrafi/