Gjendja e turistëve që po mbahen në një anije ku ka disa të sëmurë me coronavirus, mund të përkeqësohet nëse nuk evakuohen menjëherë, pretendojnë familjarët e tyre.
Ata janë duke qëndruar për një javë, në brigjet e Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara, ku u ndërpre lundrimi i tyre, për shkak se disa të pranishëm në bord dolën se ishin të sëmurë me coronavirus, transmeton Telegrafi.
Por, nuk është vetëm kjo epidemi, që i kërcënon udhëtarët, pasi në anije ka edhe mysafir tjerë që janë të sëmurë me sëmundje të ndryshme dhe qëndrimi i gjatë me ta mund të shkaktojë ndonjë infektim.
Deri më tani, në këtë anije është gjetur se janë të sëmurë me coronavirus 21 përsona, por më e keqja është se në mesin e tyre 19 janë anëtarë të stafit të anijes, që kanë mundur të jenë në kontakt me shumicën e të pranishmëve.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Nowsom nuk e ka lejuar ankorimin e kësaj anijeje dhe evakuimin e udhëtarëve, nga frika se coronavirusi mund të shpërndahet shumë shpejtë prej tyre.
Mirëpo, kërkesa e madhe dhe presioni i familjarëve të udhëtarëve të kësaj anijeje turistike që u nis nga Japonia, besohet të jetë shkaktar, që ata të zbresin në tokë dhe të trajtohen në spital, për ndonjë infektim të mundshëm. /Telegrafi/