Site icon Telegrafi

Familjarët e tij gjetën vdekjen, ai shpëtoi – njëvjeçari gjendet në një shkollë të bombarduar, katër ditë pas sulmit (Video,+16)

Pamjet e dhimbshme tregojnë momentin kur një fëmijë i uritur është shpëtuar nga një shkollë e bombarduar në Mosul, Irak, pasi ka mbijetuar për më se katër ditë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë ushtarët irakianë duke pastruar njëvjeçarin, nëna e të cilit besohet të jetë vrarë në betejën e vazhdueshme mes ISIS dhe trupave qeveritare.

Thuhet se fëmija duke qarë është zbuluar pasi ushtria irakiane hyri në qytetin e vjetër shumë të populluar të Mosulit.

Një ushtar dëgjohet duke shpjeguar se djali nuk kishte ngrënë për ditë të tëra dhe se nëna dhe gjyshi i tij, ndër të tjera, ishin vrarë në shkollë në lagjen Bab Sinjar.

Forcat irakiane nisën sulmin për të kthyer të dielën Qytetin e Vjetër, i vetmi distrikt nën kontrollin e ISIS në Mosul. /Telegrafi/

Exit mobile version