Telegrafi

Familjarët e të arrestuarve: Armët ishin tonat, jo të fëmijëve

Familjarë të të arrestuarve, aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur një konferencë për media para Policisë së Kosovës, ndërsa kanë kërkuar nga ata t’ua lirojnë fëmijët, pasi armët e gjetura janë të tyre, e jo të fëmijëve.

Prindërit e dy të arrestuarve, Ramiz Arifi, babai i Atdhe Arifit dhe Avni Dehari, babai i të arrestuarit Astrit Dehari theksuan se armët e sekuestruara nga Policia janë të tyre dhe jo të fëmijëve, raporton Telegrafi.

Ndërkaq, Rilind Haliti, vëllai i Egzon Halitit tha se helmetat janë të tij pasi vozit motorr dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me Egzonin.

Gjashtë të arrestuarit janë: Atdhe Arifi, Astrit Dehari, Adea Batusha, Egzon Haliti, Petrit Ademi dhe Frashër Krasniqi të cilët janë të dyshuar për sulmin me granatë në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/