Telegrafi

Familjarët e pacientes rrahin brutalisht pjesëtarët e sigurimit të spitalit, largohen nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë (Video, +18)

Policia është vënë në kërkim të pesë anëtarëve të familjes së pacientes 19-vjeçare në spitalin e Tel Avivit, pasi që kishin rrahur tre pjesëtarë të sigurimit të spitalit pas një fjalosje.

Sulmi ka ndodhur rreth orës tre të mëngjesit, kur një paciente e paidentifikuar nën përcjelljen e babait tentoi të vjedh telefonin mobil një infermiereje që ishte në detyrë, transmeton Telegrafi.

Pas këtij veprimi kanë ndërhyrë tre pjesëtarë të sigurimit të spitalit, por situata doli nga kontrolli kur në “lojë” u futën edhe pesë anëtarët e familjes së pacientes, ku njëri prej tyre ishte i armatosur me revole që filloi të rrah pjesëtarët e sigurimit. Si rezultat i kësaj rrahje, ata kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Ndërkaq anëtarët e familjet kanë ikur nga vendi i ngjarjes me veturë, para se të shfaqej policia. Kurse pacientja dhe babai i saj janë arrestuar në vendin ku ka ndodhur ngjarja. /Telegrafi/