Telegrafi

Familjarët e alpinistëve të vdekur, Kalina dhe Aleksandar presin risi nga hetimet për vdekjen e tyre

Kanë kaluar dy muaj nga vdekja e alpinistëve Kalina dhe Aleksandar, mirëpo vazhdon heshtja në shërbimet shtetërore të inspektimit, Federatën e alpinistëve, që vazhdon të jep licenca për udhërrëfyes.

Edhe shoqata “Transverzalec” vazhdon organizimin e ecjeve malore, pa u vërtetuar nëse kanë leje. Kështu shprehen prindërit e dy alpinistëve tashmë të vdekur, të cilët konsiderojnë se tragjedia e tyre është harruar nga shteti.

Ata i kujtojnë me mall alpinistët dhe janë në pritje të vazhdueshme për diçka të re, në lidhje me hetimet rreth rastit të vdekjes së tyre.

Lexo po ashtu Konfirmohet vdekja e alpinistëve të Maqedonisë në malin Kajmakçalan

Njiherit, familjarët thonë se kanë pritur nga shoqata “Transverzalec” që të kujtoheshin së paku për Pashkët të organizonin një ngjitje kujtuese për nderë të dy alpinistëve. /Telegrafi/