Familjarët dhe autoritetet shtetërore kanë konfirmuar se Hamdi Krusha është vrarë ditë më parë në Siri.
Në bazë të këtyre deklaratave Krusha ka qenë pjesëtar i organizatës “al-Nusra”, shkruan sot Koha Ditore.
Në hyrje të një rrugice në lagjen “Jeta e Re” të Prizrenit, në karrigen e mbuluar me peshqir, të mërkurën, ka qenë e vendosur edhe një letër me informatën respektivisht orientimin për të pamën e hapur nga familjarët për nder të Hamdi Krushës.
Përderisa në krahun e djathtë të rrugicës punëtorët e ndërtimtarisë vazhdonin punën në ndërtimin e një objekti, pak më lart, në krahun e majtë të afërmit e Hamdi Krushës, pritnin mysafirët që vinin për të shprehur ngushëllimet.
Mirëpo familjarët kanë kërkuar nga gazetarët që të respektohet privatësia e tyre në ditët e pikëllimit për humbjen e të afërmit.