Telegrafi

Familja Zabërgja dhe Segashi bashkë në varrimet e fëmijëve të tyre (Foto)

Varrezat e qytetit në Podujevë janë mbushur me shumë qytetarë të cilët kanë ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit 14 vjeçares Armela Segashi.

Ajo është vrarë të premten që shkoi në një sulm terrorist në Munih të Gjermanisë. Në këtë sulm është vrarë edhe Dijamant Zabërgja, 21 vjeqari i cili sot është varrosur në vendlindjen e tij në fshatin Ropicë të Vushtrrisë.

Në Podujevë në varrimin e Armelës ka ardhur edhe familja Zabërgja për t’i qëndruar afër familjes Segashi.

Njëjtë edhe familja Segashi ka marrë pjesë në varrimin e Dijamantit që është bërë në orën 14.

Përveç qytetarëve të shumtë në varrim po marrin pjesë edhe zyrtarë të institucioneve të Kosovës, deputetë dhe figura tjera politike.