Telegrafi

Familja Vula ofron strehim dhe ushqim në Prishtinë për banorët e Thumanit dhe Durrësit

Foto: Ledri Vula/Instagram

Tragjedia e së martës shkaktuar nga dy tërmete të fuqishme që goditën Shqipëri, kanë shokuar mbarë popullin shqiptar.

Numri i viktimave ka shkuar tashmë në 21, teksa mbi 600 raportohet të jetë numri i të lënduarve, kryesisht në zonën e Thumanit dhe Durrësit.

Ndaj ngjarjes së trishtë por edhe alarmante ka pasur reagime të shumta, si nga qytetarët e thjeshtë ashtu edhe nga fytyrat publike.

Lexo po ashtu Çun Lajçi me poezi prekëse dedikuar tragjedisë që tronditi Shqipërinë

Teksa një numër i madh donacionesh online është hapur në internet, ka edhe prej atyre që kanë ofruar strehim për banorët e prekur nga këto dy tërmete të fuqishme.

Lexo po ashtu Mozzik thërret për organizim nxënësit dhe studentët nga Kosova, në grumbullimin e fondeve për Shqipërinë

Familja e reperit Ledri Vula kanë shprehur gatishmërinë, që të strehojnë deri në 10 persona në rezidencën e tyre në Prishtinë, përfshirë edhe tre deri në katër fëmijë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet reperi nga Prishtina, përmes një njoftimi në rrjetin social Instagram.

“Vula Rezidencies ofron strehim dhe ushqim për të pastrehët e Thumanit apo Durrësit. Në apartamente mund të strehohen 10 persona të rritur plus 3-4 fëmijë”, shkruhet në njoftimin e reperit bashkëngjitur me numrin kontaktues.

“Nuk jeni vetëm”, ka shkruar Ledri në përshkrimin e fotografisë, duke treguar kështu mbështetjen ndaj shqiptarëve në këto ditë të vështira. /Telegrafi/