Dy djemtë e një tregtari të pasur të erëzave kryen shpërthime vetëvrasëse në sulmet terroriste të Sri Lankës në të dielën e Pashkëve.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vëllezërit myslimanë, emrat e të cilëve nuk janë zbuluar, hodhën veten në erë në mëngjesin e asaj dite në hotelet Shangri-La dhe Cinnamon Grand në kryeqytet.
Ata ishin në të njëzetat e tyre dhe vepronin me qelinë e tyre familjare.
Një oficer hetimor tha se policia e Shri Lankës vazhdon të hetojë shpërthimet që vranë 321 njerëz. Nuk dihet se ku janë prindërit e tyre.
Po sipas mediave të huaja, njëri vëlla dha detaje identiteti të rreme kur u paraqit në hotel, por tjetri dha një adresë të vërtetë që dërgoi komandot e policisë në shtëpinë e tyre familjare në një zonë komerciale të Colombos.
Dhe kur policia shkoi në shtëpinë e tij për të hetuar, thuhet se gruaja e njërit prej vëllezërve shpërtheu një bombë, duke vrarë veten dhe dy fëmijët e saj, sipas burimeve të policisë.
Tri komando policore u vranë në shpërthim, dhe disa anëtarë të familjes së zgjeruar janë në mesin e atyre që janë në paraburgim.
“Ishte një qelizë e vetme terroriste e drejtuar nga një familje”, ka thënë hetuesia. “Ata kishin para dhe motivim. Ata vepruan në qelizë dhe besohet se ndikuan në familjen e tyre të zgjeruar”.
“Ajo që kemi mbledhur deri më tani është se ata i kishin treguar familjeve të tyre të ngushtë se çfarë do të bënin”, tha një tjetër oficer i lartë i policisë. /Telegrafi/