Ky është momenti kur një familje has në mijëra krijesa të çuditshme të detit, që i kishte nxjerrë dallga e ujit në një plazh në Wales.
Martyn Green, 47-vjeç, dhe familja e tij kishin shkuar për pushime në Caernarfon, kur hasën në diçka që në fund rezultoi të jetë një lloj karkaleci që në treg për 25 funte për copë, transmeton Telegrafi.
Videoja e tij shfaq familjen nga New Brighton, duke pyetur veten se çfarë janë këto krijesa që i ka nxjerr uji në rërë.
Por, pasi hulumtuan në Google, djali i Martyn e kuptoi se këto krijesa në fakt janë specialitete shumë të kërkuara në Portugali dhe Spanjë.
Duke llogaritur numrin e krijesave që i kanë gjetur, Martyn ka konstatuar se bëhet fjalë për hiq më pak se 50 mijë funte. /Telegrafi/