Një familje u largua dhe la pas një qen vetëm në shtëpi.
“Edhe një herë disa njerëz u larguan dhe harruan të sillnin familjarin e tyre”, shkruan stafi i strehës së kafshëve Stray Rescue of St. Louis në në Facebook teksa publikuan një video të shpëtimit të qenit.
“Në fillim u frikësua dhe më pas u shndërrua në engjëllin më të lezetshëm në botë”, rrëfejnë ata shpëtimin në postim dhe zbuluan “Ky qen ka një javë që jeton këtu vetëm!”
Qeni, të cilin ata e quajtën Freon, arriti të mbijetonte falë një tasi me ushqim që dikush kishte lënë pas. Por ai nuk kishte ujë.
Në një njoftim të mëpasshëm, stafi i strehës zbuloi se ai u gjet nga pronari i shtëpisë, i cili nuk u informua nga familja se e kishte lënë qenin vetëm pasi ata u shpërngulën.
“Ai është tepër i dashur dhe i ëmbël. Ai është i shkëlqyeshëm në makinë dhe i pëlqen aventurat,” e përshkroi stafi i strehës së kafshëve. /Telegrafi/