Një familje ka parë me kënaqësi kur një shtrat lumi, i mbetur i tharë për në vite, ka filluar të mbushet me ujë – pas shirave të dendur.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, banorët e Gilgandrës u mblodhën në lumin Castlereagh, për të kapur momentin kur uji i shiut filloi të “lundronte” përmes shtratit të zbrazët të lumit të hënën.
Videoja, e marrë nga një nënë duke qëndruar buzë bregut të lumit, tregon se rryma fillon të bymehet ngadalë në distancë.
Ndërkohë, një vajzë, një djalë dhe një burrë mund të shihen duke ecur më pranë për të pritur dhe për të shikuar ndërsa uji vjen drejt tyre.
Gjithashtu, vajza e vogël vrapon me zell për të takuar ujin, për ta garuar atë ndërsa përhapet në rrjedhë.
Familja qëndron ndërsa gjerësia e ujit rritet ndërsa kalon nëpër të, duke vazhduar të rimbushë kanalin bosh.
Siç bëhet e ditur, lumi nuk ka rrjedhur që prej vitit 2016 ndërsa New South Wales përballet me një prej thatësirave më të këqija në histori. /Telegrafi/