Djali i presidentit historik, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova dhe bashkëshortja e tij, stilistja e njohur Blerina Kllokoqi-Rugova, kanë realizuar një set fotografik shumë të veçantë për festat e fundvitit.
Përpara aparatit të fotografit, Norik Uka, çifti i njohur pozuan së bashku me dy fëmijët e tyre, Evën dhe Arianin.
E gjithë familja kanë pozuar pranë bredhit të vitit të ri, ndërsa kanë zbuluar paksa edhe ambientet e tyre festive për fundvit.
Në imazhet që Blerina ka ndarë me ndjekësit e saj në llogarinë personale në Instagram, vërehet se familja gëzojnë një harmoni të cilën e reflektojnë edhe me buzëqeshjen në fytyrat e tyre.
Ata jetojnë së bashku në Rezidencën Presidenciale, në Prishtinë. /Telegrafi/