Site icon Telegrafi

Familja rome nga Shkupi do të kërkojë drejtësi në Strasburg, ia kanë rrahur fëmijën në spital

Një familje rome nga Shkupi ka vendosur që të kërkojë drejtësi në Strasburg, kundër dhunës së pretenduar të ushtruar ndaj fëmijës së tyre, nga një mjek i Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas familjarëve, rasti ka ndodhur para dy vitesh, kur tetëvjeçari kishte thyer krahun dhe e kishin dërguar në klinikat e Shkupit për mjekim.

Ata thonë se fëmija ka patur dhimbje të mëdhaja dhe ka qarë, ndërsa mjeku që e ka trajtuar i ka dhënë shuplaka fëmijës. Nëna thotë se kur ka hyrë në dhomën e trajtimit, ka vërejtur skuqje nga goditja që e ka marrë.

Komiteti i Helsinkit bën të ditur se kjo familje i ka kaluar të gjitha instancat gjyqësore dhe drejtësi nuk kanë gjetur./Telegrafi/

Exit mobile version