Telegrafi

Familja që po bllokon ndërtimin e stadiumit të Chelseat, po kërkon kompensim prej 22 milionë eurove

Një familje që bllokon ndërtimin e stadiumit të ri të Chelsea thuhet se po kërkon kompensim prej 22 milionë euro.

Bankier i pensionuar, Nicolas Crosthwaite dëshiron të kompensohet pasi po i bllokohet futja e dritës në shtëpi.

Nicholasit, bashkëshortit të kreatores së modës, 59 vjeçes Lucinda thuhet se i janë ofruar 1.1 milion euro.

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich raportohet se është tejet i pakënaqur me familjen britanike që hodhi poshtë ofertën e klubit.

Nëse marrëveshja nuk mund të arrihet, atëherë do të bije poshtë investimi prej 1.1 miliard eurove për stadiumin e ri të Chelseat, i cili ishte paraparë të hapet për sezonin 2023/24.

Nicholas ka jetuar për 50 vjet rresht në vilën që vlerësohet rreth 4.4 milionë euro.

Në maj, familja britanike fitoi betejën gjyqësore për të bllokuar punët rreth rinovimit të stadiumit, i cili do të ketë kapacitet prej 60 mijë ulësesh. /Telegrafi/