Site icon Telegrafi

Familja që feston Vitin e Ri me bukë dhe qumësht në tryezë (Video)

Për shumë familje në Bulqizë, tryeza e vitit të ri ka qenë mjaft e varfër, pasi pjesa më e madhe jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike, por ka edhe nga ata që natën e vitit të ri nuk e kanë festuar.

Familja e Ibrahim Shytit në fshatin Koçaj të njësisë administrative Fushë-Bulqizë, natën e vitit të ri e kaluan vetëm me bukë dhe qumësht.

Familja që feston Vitin e Ri me bukë dhe qumësht në tryezë

Nëna dhe babai thonë se nuk kanë me çfarë t’i ushqejnë dy fëmijët të moshës 7 dhe 8 vjeç. Afërdita tregon sasinë e fundit të miellit që i ka mbetur…

Ibrahimi thotë se paratë nuk i dalin as për të ngrënë e as për ilaçe, ndërsa vetmja lodër për dy fëmijët e kësaj familjeje, është kjo tollumbace, ndaj edhe vetë ata drejtojnë sot një thirrje, Tch.

“Do kishim dëshirë që për vitin e ri, tryeza jonë të ishte plot me ushqime”, thonë fëmijët e Ibrahimit.
/Telegrafi/

Exit mobile version