Familja 5-anëtarëshe Dobratiqi e cila jeton në rrugën “Isa Kastrati” në lagjen Bregu i Diellit të kryeqytetit ka nevojë për ndihmë.
Faton Dobratiqi bashkë me familjen e tij jeton në shtëpi me qira, ku tash e dy muaj nuk ka pasur mundësi të paguaj asnjërin nga obligimet.
Ai ka kërkuar ndihmë prej atyre që kanë mundësi ta ndihmojnë, teksa thotë se gjendja e tij ekonomike është shumë e rëndë, pasi që edhe ndihmën sociale që e merrte, ia kanë ndërpretë sapo djali i tij mbushi 5 vjet.
Fatoni thotë se ka mbetur edhe pa ushqim, përveç se nuk ka paguar as qiranë, as energji elektrike e ujë.
Për këdo që ka mundësi të ndihmoj këtë familje, ai ka lutur që të lajmërohen në këtë numër telefoni: 049412508. /Telegrafi/