Telegrafi

Familja “perandori bujqësore” që ka 14 miliarderë

Cargill është kompania më e madhe private në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky gjigant bujqësor në Minesota ka 75 zyra në 67 vende dhe ka të punësuar 143.000 persona. Në 2013, të ardhurat e kompanisë arritën në 134 miliardë dollarë.

Siç raporton Forbes, në listën vjetore të miliarderëve, familja Cargill ka 14 miliarderë, numër ky shumë më i madh se i ndonjë familje tjetër në botë, transmeton Telegrafi.

Nëse kjo familje do të përfaqësonte e vetme vendin do të kishte pasur miliarderë sa Suedia e Izraeli. Ky numër do të ishte i mjaftueshëm për të zënë vendin e 31, për nga numri i miliarderëve.

E gjitha kishte filluar në vitin 1865 kur W.W. Cargill para përfundimit të luftës qytetare kishte themeluar firmën e tij bujqësore, tani me bazë në Minnesota.

Sipas Forbes, pasardhësit e tij, edhe pas 150 vitesh, disponojnë rreth 88 për qind të kompleksit bujqësor.

Trashëgimtarët e pasurisë janë James Cargill II, Austen Cargill II, si dhe Marianne Liebmann.

“Anëtarët e familjes Cargill jetojnë një jetë të qetë. Shumica nga ata jetojnë fermat e tyre në Montana”, shkruan në raportin e Forbes. /Telegrafi/