Site icon Telegrafi

Familja palestineze jeton me pitonët

Palestinezi 55 vjeçar është pronar i disa pitonëve të gjatë disa metra e që i ruan në shtëpinë e tij në kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor.

“Këta gjarpërinj janë bërë anëtarë të familjes. Në mëngjes dhe në mbrëmje i kontrolloj se si janë dhe i ushqej”, thotë Amwasi. Ai po ashtu ka mësuar të shërojë kafshimet e ndryshme të gjarprit. Në një rast ai ka ndihmuar edhe një mjek ta shërojë një djalosh 10 vjeçar të cilin e kishte kafshuar gjarpri në afërsi të Ramallahut.

Vajza e tij dyvjeçare Natalie në fillim frikësohej nga gjarpërinjtë, por tash i puthë dhe ulet mbi ta derisa zvarranikët lëvizin afër shtëpisë. Amwasi rritë pula, rosa dhe lepuj për t’i ushqyer këto kafshë të rrezikshme.

Para disa ditësh njërin prej pitonëve gjigant e qerasi me një qengj. Qengji ishte vetëm pak më i madh se vajza e tij Natalie, por ai nuk shqetësohet për sigurinë e saj. Megjithatë, Amwasi ruan kujtime të plagëve nga kafshimi i pitonit në dorën e majtë. Ai këtë e quan “keqkuptim i vogël” pasi pitoni e kishte ngatërruar dorën e tij me një pulë të gjallë që ky po ia servonte për drekë. /Telegrafi/

Exit mobile version