Telegrafi

Familja Pajaziti kërkon ndihmë, u duhen edhe 2 mijë euro për trajtimin e dy fëmijëve që vuajnë nga epilepsia

Për dy fëmijët e familjes Pajaziti nga Gjilani, Ermini dhe Emini, njëri 10 dhe tjetri 13 vjeçar të cilët vuajnë nga epilepsia, janë mbledhur tashmë 20 mijë euro, të cilat do të shfrytëzohen për shërimin jashtë vendit.

Por, u duhen edhe 2 mijë euro, për trajtimin e tyre në Francë.

Kështu ka thënë për Telegrafin, nëna e tyre, Hanumshahe Pajaziti e cila ka lutur të gjithë ata që kanë mundësi që t’i ndihmojnë.

Lexo po ashtu Kërkohet ndihmë për shërim jashtë vendit për vëllezërit nga Gjilani

Familja pesëanëtarëshe jeton në lagjen “Arbëri” në Gjilan, ndërkaq trajtimi i fëmijëve jashtë vendit, sipas nënës së tyre do të zgjasë tre deri në gjashtë muaj.

Më poshtë mund t’i shihni të dhënat dhe si mund t’i ndihmoni ata. /Telegrafi/