Site icon Telegrafi

Familja nga Zelanda e Re bleu valixhe në ankand, brenda tyre gjetën gjymtyrë të njerëzve

Policia ka filluar hetimet pasi që gjymtyrë njerëzish janë gjetur në valixhet e blera në ankand në një depo në Zelandën e Re, raporton The Guardian.

Gjymtyrët e njerëzve janë gjetur në objektet që gjendeshin në një depo – përkatësisht brenda një kontejneri mallrash që e bleu një familje – e hetimet e deritanishme tregojnë se policia po analizon këto gjymtyrë njerëzish, transmeton Telegrafi.

Policia ka filluar hetimet për vrasje dhe po tenton të identifikojë gjymtyrët e njerëzve. Nuk besohet se familja që bleu valixhet është e përfshirë në vrasje.

Policia e Zelandës së Re nuk ka dashur të jap më shumë komente – duke theksuar se po bëhet obduksioni.

“E dimë se ka interesim të madh të opinionit për atë se çfarë ka ndodhur, por duke marrë parasysh natyrën e këtij zbulimi – akoma duhet kryer hetime. Prioritet për policinë mbetet identifikimi i të vdekurve me qëllim që të mund të konstatojmë për rrethana”, tha Faamanuia Vaaelua.

Qytetarët thonë se u vjen keq për familjen që kishte blerë valixhet, pasi nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen e tmerrshme që ka ndodhur. /Telegrafi/

 

Exit mobile version