Telegrafi

Familja nga Orllani, e shpërngulur në Turqi, bashkohet pas 105 viteve (Video)

E rrallë, familja nga Orllani i Podujevës e shpërngulur në Turqi ribashkohet pas 105 vjetësh.

Pas 105 vitesh takohet familja Burica me një të afërm, familja e të cilit ishte shpërngulur në Turqi në vitin 1920.

Me vdekjen e gjyshit dhe babait nuk kishin asnjë të dhënë për familjaret e tyre të mbetur në Orllan.

Kur i kishin humbur krejt shpresat se do të munden t’i gjejnë të afërmit e tyre, rastësisht kontaktojnë pas emisioneve “Me Shqiptarët e Turqisë’ në RTV21 dhe në rrjetet sociale.

Sot edhe ndodhi mrekullia, kur mysafirët nga Turqia për herë të parë u takuan me familjarët e tyre pas 105 vjetësh, nuk mungonin as lotët e gëzimit.

“Ti je nipi i Shaban Buricës. Babagjyshi jem dhe Shabani, të parët kushëri (djem të axhës)”, thotë nikoqiri nga Orllani, që kishte pritur kushërinjtë e shpërngulur në Turqi.