Një kat i një shtëpie të vjetër rreth 30 vjet në fshatin e Kërçovës, Baçishtë sot është djegur nga një zjarr i cili u shkaktua nga stufa e ndezur, informojnë nga Njësia zjarrfikëse nga Kërçova, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Goran Sokoleski nga kjo njësi theksoi se zjarri që ka shpërthyer nga stufa e ndezur, i ka zgjuar nga gjumi personat që jetonin në shtëpi, të cilët menjëherë kanë thirrur zjarrfikësen. Fëmijët janë nxjerrë jashtë por ka vazhduar lufta me zjarrin.
Zjarrin e kanë shuar gjashtë zjarrfikës me dy automjete, ndërsa rreth orës 7 është shuar tërësisht. Vlerësimet paraprake tregojnë se bëhet fjalë për një dëm prej 15.000 eurosh. /Telegrafi/