Në një atmosferë të lotëve të gëzimit, familja 6 anëtarëshe e Ali Shabanit nga Gjilani është bërë me banesë të tyren.
Kjo familje, përcjell Telegrafi, përveç kushteve të rënda në të cilat jetonte, nuk kishte as vendbanimin e saj.
Përveç gjendjes së rëndë ekonomike që rëndonte, anëtarja më e vjetër e familjes rënkonte nga sëmundja, gjë e cila e vështirësonte çdo ditë e më tepër jetën e të zotit të shtëpisë, Ali Shabani.
Por tash, vuajtja dhe ditët e rënda po përfundojnë, sepse shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit”, e ka surprizuar për të mirë këtë familje, duke ia dhuruar çelësat e banesës së re.
Sipas drejtorit të “Jetimat e Ballkanit”, donatori i cili ka bërë blerjen e kësaj banese ka dashur që të mbes abononim. /Telegrafi/