Një familje në Alaska të SHBA-vë, ka shpërndarë një video me miqtë, ku shihen se si me vrap dalin nga shtëpia kur tërmeti i fuqishëm prej 7 magnitudë godet qytetin më të madh të këtij shteti amerikan.
Kamerat e sigurisë të vendosura brenda shtëpisë, shfaqin një burrë të ulur në kuzhinë së bashku me të bijën, kur papritmas gjithçka brenda fillon të shkundet nga dridhjet e fuqishme të tërmetit, transmeton Telegrafi.
Dridhjet ishin aq të mëdha sa të gjitha orenditë shtëpiake fillojnë të shkatërrohen, duke bërë kështu që kjo familje të del me vrap jashtë për t’i shpëtuar më të keqes.
Tërmeti prej 7 magnitudë ka goditur Anchorage, qytetin më të madh të këtij shteti, ndërkaq edhe pse dridhjet ishin të mëdha, nuk raportohet për të lënduar apo vdekur.
Por, ajo çfarë ka tmerruar më shumë qytetarët e këtij vendi, ishin rrugët në autostradën Glenn që ishin ndarë në dysh, duke krijuar kështu kolona të gjata.
Si pasojë e tërmetit dhe frika se mund të vjen deri të ndonjë shembje e mundshme e objekteve, autoritet kanë ndalur përkohësisht mësimin nëpër shkolla kurse qytetarët janë këshilluar që të mos i frekuentojnë rrugët ku janë shkatërruar objektet e ndryshme afariste. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=VXsdRu04aHk