Telegrafi

Familja në Florida “në hall” tash e katër vjet me arinjtë

Një grua nga Florida tha se shtëpia e familjes së saj po përballet me vizitat e vazhdueshme të rinjve, duke ndodhur rreth një herë në dy ditë.

Teana Sayers tha se tash e katër vjet janë në hall me vizitat e arinjve në shtëpinë e tyre. Sipas saj, ata shpesh arrijnë të depërtojnë në verandën e mbyllur dhe përpiqen të hyjnë në shtëpi, transmeton Telegrafi.

“Ndjehem sikur jetojmë me frikë dhe nuk duhet të jetojmë kështu. Kjo është shtëpia ime. Unë jetoj këtu për 29 vjet”, thotë Sayers.

Ajo gjithashtu theksoi se arinjtë kanë bërë më shumë se sa dëmtim të pronës së saj.

“Ka raste kur burri im niset për në punë herët në mëngjes dhe është errësirë jashtë dhe qëndron një ari në anën tjetër të derës sime anësore këtu dhe ai nuk mund të largohet sepse është bllokohet nga ky ari”. /Telegrafi/