Derisa jemi në fillimin e sezonit veror, ka familje të cilat veçse kanë filluar të vizitojnë vendet turistike për të kaluar disa ditë.
Dhe një rast i tillë është edhe i një familjeje nga Zahaqi i Pejës.
Megjithatë, derisa ata ishin në pushime, hajnat kishin shfrytëzuar këtë mundësi për t’ua vjedhur shtëpinë.
Siç njofton KlanKosova, Policia në Pejë është duke e hetuar vjedhjen e një shtëpie në Zahaq, derisa pronari ishte në pushim me familje.
Ky i fundit ka dyshime se kush ka mundur t’i hyj në shtëpi e t’i marr stoli e para në vlerë prej 7500 euro.