Një vajzë britanike humbi jetën pak ditë më parë në Melburn të Australisë.
Stacey Tierney 29 vjeç, humbi jetën në një klub të qytetit australian.
Familja u hidhërua shumë për vdekjen e saj dhe nisi procedurat për kthimin e trupit teksa policia po heton shkaqet e vdekjes.
Por familja e vajzës britanike u trondit më shumë kur mori vesh punën që bënte vajza, përcjell Tema.
Prej dy vitesh ajo punonte në një klub striptizmi si kërcimtare ekzotike.
Ajo e kishte mbajtur të fshehtë nga familja e saj këtë fakt për shkak se i druhej reagimit të tyre.
Babai i saj Paul Tierney tha se ishte i shokuar qoftë për vdekjen e vajzës, qoftë për punën që ajo bënte. /Telegrafi/